Shëndriti inskenon largimin e Brikenës nga Big Brother, Mateo reagon i shqetësuar

Nga D. V.
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një mbrëmje e qetë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 u shndërrua në një situatë plot tension, pas një shakaje të organizuar nga banorët.

Në kuadër të Ditës së Gënjeshtrave (1 prilli), ata vendosën të testojnë reagimin e Mateos, duke krijuar një skenar që dukej serioz dhe shqetësues.

Ndërsa ai po flinte, Shëndriti e zgjoi papritur dhe i tha me seriozitet se Brikena po largohej nga shtëpia.

Mateo u kap nga paniku dhe reagoi menjëherë, pa pasur kohë të kuptonte çfarë po ndodhte.

Pas pak, u zbulua se gjithçka ishte një rreng për 1 prill.

“Jo se nuk del ajo”, tha fillimisht banori.

Më pas situata u kthye në të qeshur, ndonëse Mateo nuk dukej mirë pas këtij lajmi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër