Deputetja Bajrami kërkon raportim nga kryenegociatori Zulfaj për integrimin në BE

Nga D. V.
390 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 prill, Zhurnal.mk  – Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Hykmete Bajrami në mbledhjen e Komisionit e ka konsideruar si të nevojshme që kryenegociatori i Kosovës për integrim në Bashkim Evropian, Jeton Zulfaj të raportojë në Komision gjatë këtij muaji, raporton Ekonomia Online.

Këtë kërkesë kryetarja Bajrami e bëri gjatë diskutimit për shqyrtimin e planit të punës së komisionit për sesionin pranveror.

Bajrami tha se duhet të ftohen edhe ambasadoret e akredituar në Prishtinë për të marrë qëndrimin e tyre për rrugën e Kosovës drejt unionit evropian.

Por, se tha se thirrja e tyre duhet të ndodhë në muajin tjetër, vetëm atëherë kur të shihet se si do të përmbyllet çështja e presidentit.

Kërkesë të njëjtë parashtroi edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Kurse, anëtarja e komisionit nga radhët e LVV-së, Liza Gashi, theksoi nevojën e organizimit edhe të një tryeze të përbashkët me të gjithë ambasadorët e huaj të BE-së.

Në fund të mbledhjes u miratua edhe plani i punës për sesionin pranveror.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër