Sherri mes të dënuarve në burgun e Fierit/ Kërkohet largimi nga detyra i 6 efektivëve, 2 të tjerë drejt pezullimit

Nga Xh M
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 gusht Zhurnal.mk – Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka thirrur Komisionin e Disiplinës për të shqyrtuar incidentin e ndodhur në burgun e Fierit. Sipas burimeve, në mbledhje pritet të shqyrtohen masat e propozuara nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Fier, i cili ka kërkuar largimin nga detyra të 6 efektivëve, ndërsa për 2 të tjerë është propozuar pezullimi. Në të njëjtën kohë, për të burgosurit e përfshirë në konflikt është propozuar një masë shtesë disiplinore prej tre muajsh.

Paralelisht, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një përplasje të çastit apo nëse ngjarja ka qenë e organizuar apo e porositur. Në kuadër të hetimit është marrë në pyetje edhe Denis Bajri. Sipas dëshmisë së tij, Gjini dhe Zoto e kanë thirrur dhe më pas e kanë sulmuar me mjete prerëse të improvizuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër