Shi, borë, erë e fuqishme dhe rënie e temperaturës

nga D. V.

Shkup, 17 shkurt – Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat kohë pas kohe në disa vende do të jenë më të dendura. Në male reshjet do të jenë me borë, ndërsa në vendet më të larta me shi dhe borë. Në pjesët lindore të vendit do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e fortë, herë pas here e fuqishme nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 7 gradë, ndërsa makismalja do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e fortë, herë pas here e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 9 gradë. 

Sipas parashikimit të DPHM-së, të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë i qëndrueshëm. Të enjten dhe të premten do të ketë reshje të reja më të dendura.

Nesër do të fryjë erë e fortë, herë pas here e fortë nga jugu, e cila në orët e pasdites do të ndryshojë drejtim në veri dhe do të vazhdojë të fryjë edhe të mërkurën. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More