Shkëputet një pjesë suvaje pranë Gjykatës së Durrësit, fasadat e amortizuara të pallateve kthehen në rrezik

Nga Xh M
1,233 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Durrës, 12 korrik Zhurnal.mk – Fasadat e amortizuara të pallateve janë kthyer në rrezik për qytetarët.

Një pjesë suvaje u shkëput pak minuta më parë nga një objekt përgjatë rrugës “Aleksandër Goga”, në afërsi të gjykatës.

Është vendosur perimetri i sigurisë, ndërkohë pak kohë më parë dhe nga godina e Gjykatë-Prokurorisë së Durrësit u shkëputën copa duke rënë në trotuar.

Ende sot ka një perimetër të improvizuar sigurie, pasi Prokuroria e Durrësit nuk ka marrë asnjë masë për të.

Në rastin e fundit, zjarrfikësit e Durrësit po ndërhyjnë për të shmangur pasoja të tjera nga shkëputja e suvasë nga fasadat.

Situata është e përsëritur në zona të ndryshme të qytetit bregdetar, përfshirë dhe godinat përgjatë rrugëve kryesore, por ende asnjë masë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër