Shkodër, ndërron jetë në spital 49-vjeçarja, dyshime për konsumimin e një sasie të madhe ilaçesh

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkodër, 6 gusht ZHurnal.mk – Një grua 49 vjeçe ndërroi jetë këtë të enjte në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi dyshohet se kishte marrë një sasi të konsiderueshme medikamentesh në banesën e saj.

Policia bëri të ditur paraprakisht se shtetasja me inicialet D. P. ishte dërguar me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte pasojave dhe humbi jetën rreth orës 13:50.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, si dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Hetimet për rastin kanë nisur, ndërsa ekspertizat përkatëse pritet të ndihmojnë në zbardhjen e mëtejshme të tij.

artikuj të ndërlidhura