Shoferi përplas motoristin dhe e tërheq zvarrë me veturë

Nga Xh M
1,055 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor Zhurnal.mk – Më 23.06.2026 në ora 18:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën „Rilski Kongres“ në Shkup, pas një keqkuptimi të mëparshëm në komunikacion, një person që drejtonte automjetin e udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Shkupit ka goditur një motoçikletë të drejtuar nga G.N. (29) nga rrethina e Shkupit.

Ky i fundit ka rënë nga goditja, dhe pasi është ngritur, sipas raportimit, shoferi i automjetit „Peugeot“ ka lëvizur mjetin dhe ka goditur disa herë motoçikletën, si dhe automjetin e udhëtarëve „Citroen“ me targa të Shkupit, pronë e V.O. (44).

​Më pas, sipas denoncimit, G.N. është kapur për derën e përparme të automjetit „Peugeot“, por ai ka vazhduar të lëvizë duke e zvarritur për disa metra, pas së cilës G.N. ka rënë, ndërsa personi me automjet është larguar nga vendi i ngjarjes. G.N. është dërguar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër