Dauti: Nuk mund ta pranojë faktin se ligji për përafqësim të drejtë mund të kalojë

Nga Xh M
1,116 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor Zhurnal.mk – E ftuar në Click Plus, deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti tha se nuk mundet ta pranojë faktin se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mund të kalojë në Kuvendin, pasi siç tha, nuk duhet lejuar, shkruan TV21. Dauti shtoi se duhet të pengohet kalimi i këtij ligji pasi sipas saj, nuk do të zgjidh çështjet e shqiptarëve dhe në të ardhmen do të duhet të sillen mekanizma të tjerë.

E sa u përket kuotave etnike, Dauti tha se është shqetësuese dhe absurde që shqiptarët të thonë se nuk duhet të ketë që siç shtoi, “pse ne duhet here të bëhemi përqindje, here thyes për të ndërtuar ekuacionin që t’ju del rezultati të tjerëve”.

“Unë nuk mund ta pranojë faktin se ky ligj duhet të kalojë. Si është e mundur të lejohet të kalojë ky ligj. Patjetër duhet të pengohet kalimi i këtij ligji sepse ne vetëm do të japim argumentin se është sjell një ligj që nuk e ka zgjidhur çështjen dhe ne shqiptarët nuk mund të sillemi vazhdimisht në vendin e njëjtë. PAs një kohe të themi pritni se paska pasur defekte dhe të mendojmë një mekanizëm tjetër. E kemi të qartë se çfarë zhvillohet këtu. Ishte balancuesi, me votë të Qeverisë është largu balancuesi sepse ishte në programin e Qeverisë”, tha Dauti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër