Shoqata Debreshi kërkon falje publike nga Taravari: Do të shqyrtojmë procedura ligjore për deklaratën ndaj protestuesve

Nga D. V.
1,337 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 23 qershor, Zhurnal.mk – Shoqata Debreshi, Forumi Rinor i Debreshit dhe Këshillat e Xhamive të Debreshit kanë reaguar përmes një deklarate publike ndaj deklaratës së ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili në një emision televiziv ka pretenduar se në protestën paqësore për çështjen e ujit të pijshëm kanë marrë pjesë persona të lidhur me narkotikë.

Në reagim, këto organizata shprehin shqetësimin dhe kundërshtimin e plotë ndaj deklaratës së Taravarit, duke e cilësuar atë si një akuzë të rëndë dhe fyese ndaj banorëve të Debreshit.

Sipas tyre, Debreshi është një vendbanim me mbi 6.000 banorë, të cilët për më shumë se dy dekada përballen me mungesën e ujit të pijshëm dhe vazhdimisht kanë kërkuar zgjidhje përmes mjeteve demokratike dhe protestave paqësore.

“Pretendimet se në protestë kanë marrë pjesë persona të lidhur me narkotikë janë të papranueshme dhe cenojnë dinjitetin e qytetarëve të Debreshit”, thuhet në deklaratë.

Shoqata Debreshi, Forumi Rinor i Debreshit dhe Këshillat e Xhamive të Debreshit i bëjnë thirrje Arben Taravarit që të kërkojë falje publike dhe të sqarojë deklaratën e tij.

Ata paralajmërojnë se, në të kundërtën, do të shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së procedurave ligjore për mbrojtjen e dinjitetit dhe reputacionit të qytetarëve të Debreshit.

Në fund të reagimit, organizatat theksojnë se qytetarët e Debreshit do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtën e tyre për furnizim me ujë të pijshëm në mënyrë demokratike, të qetë dhe të organizuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër