Derisa Azir Aliu flet për digjitalizim në Klinikën e Fëmijëve mungon personeli për pasojë ka edhe viktima

Nga D. V.
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Ka mungesë të infermierëve, por pacientët nuk kthehen mbrapsht, deklaroi sot në një pyetje të gazetarëve drejtori i Klinikës së Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se të gjitha repartet kanë një fluks të madh pacientësh nga e gjithë shteti.

“Meqë nuk arritëm me kryeinfermierin të organizojmë punën me turne, organizimin e orarit të kujdestarive, u detyruam përkohësisht të bëjmë një bashkim të dy reparteve, në mënyrë që të kemi në dispozicion infermierë që do të mbulojnë kujdestaritë. Bëhet fjalë për Imunologjinë dhe Pulmologjinë A. Reparti nuk është mbyllur, kjo është një zgjidhje e përkohshme për ta kaluar këtë periudhë kur nuk kemi numër të mjaftueshëm personeli,” shpjegoi ai.

Megjithatë, pavarësisht kapacitetit të reduktuar për pranimin e fëmijëve, Memedi theksoi se nuk refuzojnë asnjë pacient.

“Do të gjejmë vend, i pranojmë dhe i trajtojmë. Por, për shkak të mungesës së infermierëve, i bashkojmë dy repartet për të pasur një fond të caktuar njerëzish që mund t’i organizojmë për kujdestari,” sqaroi Memedi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër