Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Nga Xh M
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Delhi, 31 gusht Zhurnal.mk – Të paktën 11 persona, përfshirë tetë fëmijë, humbwn jetwn në një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, tha policia.

Shumica e viktimave jetonin në ndërtesën pranë që u shembën pas shpërthimit të fuqishëm në fabrikën në distriktin Kaushambi, raportuan mediat lokale.

Shumica e viktimave jetonin në ndërtesa aty pranë që u shembën pas një shpërthimi të fuqishëm në fabrikën në distriktin Kaushambi të shtetit Uttar Pradesh, raportuan mediat indiane.

Deri më tani, shkaqet e shpërthimit mbeten të paqarta.

Aksidentet në fabrikat e fishekzjarrëve janë të zakonshme në Indi dhe zakonisht i atribuohen shkeljeve të rregullave të sigurisë.

Në mars, 17 persona u vranë në një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në shtetin Maharashtra, në Indinë perëndimore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër