Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Nga Xh M
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 gusht Zhurnal.mk – Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në strukturat drejtuese, ku është zëvendësuar përgjegjësi i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë. Sipas të dhënave, lëvizje të ngjashme pritet të ketë edhe në qarqe të tjera të vendit.

Gëzim Zhupaj, i cili deri tani drejtonte strukturën e kufirit në Korçë, është transferuar në pozicionin e shefit të sektorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai e ka mbajtur detyrën e drejtorit të Kufirit në Korçë për rreth dy vite.

Në këtë post është emëruar Luigj Vathi, i cili më herët ka shërbyer si drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë në Berat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër