Shporta shkollore nën lupën e inspektorëve, Risteski: Më pak shpenzime për pajisjet shkollore

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shtator Zhurnal.mk – Për të tretin vit radhazi po zbatohet masa – shporta shkollore, e cila zgjat nga 25 gushti deri më 30 shtator. Deri tani, masa po zbatohet në mënyrë efektive. Sipas simulimeve të Qeverisë, Shporta shkollore sjell kursim për buxhetin familjar prej 500 deri në 1.500 denarë për një fëmijë, ndërsa për dy fëmijë – nxënës, kursimi është nga 2.000 deri në 3.000 denarë.

Ulja e çmimeve është përcaktuar me vendim të Qeverisë: 10 për qind për mjetet shkollore në tregtinë me shumicë dhe 15 për qind në tregtinë me pakicë. Si bazë për zbritjet merren çmimet e datës 1 qershor. Kështu, në çdo produkt shkollor të përfshirë në Shportën shkollore, përfshirë edhe çantat shkollore, duhet të jenë të vendosura etiketa të posaçme, në të cilat shkruan “Më pak shpenzime, më shumë për ju”. Në to duhet të jenë të shënuara çmimi i 1 qershorit dhe çmimi me zbritje prej 10 ose 15 për qind.

“Simulimi që kemi bërë para miratimit të vendimit për Shportën shkollore tregon se, për një nxënës që blen vetëm mjete shkollore, familja do të kursejë nga 500 deri në 1.000 denarë. Nëse në blerje përfshihet edhe çanta shkollore, varësisht nga madhësia dhe çmimi i saj, kursimi maksimal do të ishte deri në 1.500 denarë. Për një fëmijë – nxënës, kursimi do të ishte nga 500 deri në 1.500 denarë, ndërsa për dy fëmijë, kursimi në buxhetin familjar do të ishte nga 2.000 deri në 3.000 denarë. Me vendime të tilla synojmë të mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve.”, u shpreh zëvendës ministri i ekonomisë, Marjan Ristevski.

Inspektorati Shtetëror i Tregut, përmes më shumë se 40 ekipeve, në vend ka kryer kontrolle pothuajse në të gjitha pikat ku shiten mjete shkollore. Nuk janë konstatuar shkelje të mëdha, ndërsa nëse ka të tilla, do të shqiptohen edhe gjobat përkatëse. Vetëm në fillim janë konstatuar disa parregullsi lidhur me vendosjen e „wobblers“-ave, por pas udhëzimeve dhe vërejtjeve nga Inspektorati, këto gabime janë korrigjuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër