Shkup, 27 maj, Zhurnal.mk – Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në rrugën “Hristo Smirnenski” në komunën Qendër të Shkupit, ku janë përfshirë terasa dhe një dhomë e banesës.
Sipas informacioneve nga njësiti Teritorial Kundër Zjarrit e Qytetit të Shkupit, menjëherë pas marrjes së denoncimit në terren kanë intervenuar ekipet zjarrfikëse.
Zjarri është vënë shpejt nën kontroll, është lokalizuar dhe është shuar plotësisht, duke parandaluar përhapjen e tij në banesat e tjera të ndërtesës.
Nga incidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa shkaqet e shpërthimit të zjarrit për momentin mbeten të panjohura dhe do të përcaktohen në hetimet e mëtejshme.
