Shqiptarët shkëlqejnë në Superligës e Zvicrës, tre lojtarë në formacionin më të mirë të javës

Nga D. V.
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tre futbollistë shqiptarë kanë qenë ndër protagonistët kryesorë të javës në elitën e futbollit zviceran, duke siguruar një vend në “Formacionin e Javës” për xhiron e 32-të sipas SofaScore.

Në mesin e tyre spikat Xherdan Shaqiri, i cili vazhdon të dëshmojë klas dhe eksperiencë në çdo paraqitje. Me notën 8.0, ai ishte një nga lojtarët kyç në barazimi 3-3 të Baselit ndaj Young Boysit, duke kontribuar në fazën ofensive me një gol dhe duke bërë diferencën me kreativitetin e tij.

Po aq i rëndësishëm ishte edhe mbrojtësi Kreshnik Hajrizi, që mori notën 8.3 falë një performance shumë të mirë në fitoren 0-4 të Sionit ndaj Grasshopers. Qëndrueshmëria dhe ndërhyrjet e tij të sakta e bënë një nga shtyllat e ekipit në këtë javë.

Ndërkohë, në portë shkëlqeu Amir Saipi, i cili u vlerësua me notën 8.8. Gardiani i Kosovës ishte vendimtar me pritjet e tij në fitoren 1-0 të Luganos në derbi ndaj liderit, Thun, duke ruajtur qetësinë dhe sigurinë për skuadrën gjatë gjithë ndeshjes.

Këto paraqitje konfirmojnë edhe një herë ndikimin e madh që futbollistët shqiptarë po kanë në Superligën e Zvicrës, duke qenë ndër emrat më të spikatur të kampionatit këtë sezon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër