Shqiptarja në Itali vdes pas diagnozës së gabuar, 300 mijë € dëmshpërblim për familjen

Nga Xh M
869 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali, ku një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e kancerit të mitrës, pas një gabimi në diagnozë. Gruaja kishte kryer tre Pap teste në një laborator mjekësor gjatë viteve 2016–2019 dhe të gjitha kishin rezultuar negative, duke përjashtuar praninë e infeksioneve apo problemeve serioze shëndetësore.

Megjithatë, disa vite më vonë u zbulua se analizat kishin qenë të pasakta. Ndërkohë sëmundja kishte vazhduar të përparonte në heshtje deri në diagnostikimin e karcinomës skuamoze të mitrës.

Sipas mediave italiane, 47-vjeçarja iu nënshtrua cikleve të gjata të kimioterapisë, si trajtimeve tradicionale ashtu edhe atyre eksperimentale, por gjendja e saj u përkeqësua gradualisht.

Ajo ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023. Për të shmangur një proces gjyqësor, laboratori që kishte raportuar testet zgjodhi të arrijë një marrëveshje ekonomike me familjarët e viktimës, duke i dëmshpërblyer ata me 300 mijë euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër