“Shtabi i Përgjithshëm” në Serbi – nis gjyqi ndaj ministrit të Vuçiqit për projektin e braktisur nga familja Trump

Nga B.M
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri serb i Kulturës, Nikola Selakoviq, dhe tre zyrtarë të tjerë janë përballur me gjykatën nën akuza për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, me qëllim hapjen e rrugës për një projekt ndërtimi që duhej të financohej nga kompania e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Projekti parashikonte ndërtimin e një kompleksi luksoz në vendin e ish-Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë në qendër të Beogradit, por Kushner më pas u tërhoq nga investimi, raporton nova.rs.

Plani ishte mbështetur nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili e paraqiti atë si një hap për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në, por ai u kundërshtua fuqishëm nga publiku dhe organizatat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm, vepër e arkitektit Nikola Dobroviq, konsiderohet monument i arkitekturës moderniste dhe është e mbrojtur ligjërisht.

Të akuzuarit dyshohet se në vitin 2024 kanë hequr në mënyrë të paligjshme statusin e mbrojtjes së objektit.

Ata rrezikojnë deri në tre vjet burg dhe janë deklaruar të pafajshëm. Gjyqi zhvillohet në një klimë tensionesh politike, protestash masive dhe shqetësimesh për cenimin e pavarësisë së drejtësisë në Serbi. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër