Shtohen 167 milion euro në fondin e pensioneve! Paratë tepëruan nga… ministritë

Nga Xh M
936 e lexuar
A+ A-
Rivendos

167 milionë euro janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve që është hapur pranë Bankës së Shqipërisë.Ministria e Financave njofton se të gjitha fondet buxhetore që nuk u shpenzuan nga ministritë dhe institucionet publike gjatë vitit 2025 tashmë janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve.

Shuma e depozituar në Llogarinë Speciale pranë Bankës së Shqipërisë synon të forcojë stabilitetin financiar të skemës publike të pensioneve duke ulur deficitin që ka kjo skemë. Transferimi i këtyre fondeve do të përdoret për të përmirësuar sistemin e pensioneve në vend. Prej kohësh institucionet në vend kanë njoftuar hartimin e një reforme të Pensioneve me qëllim ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për çdo qytetar. 167 milionë euro janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve që është hapur pranë Bankës së Shqipërisë.Ministria e Financave njofton se të gjitha fondet buxhetore që nuk u shpenzuan nga ministritë dhe institucionet publike gjatë vitit 2025 tashmë janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve.

Shuma e depozituar në Llogarinë Speciale pranë Bankës së Shqipërisë synon të forcojë stabilitetin financiar të skemës publike të pensioneve duke ulur deficitin që ka kjo skemë. Transferimi i këtyre fondeve do të përdoret për të përmirësuar sistemin e pensioneve në vend. Prej kohësh institucionet në vend kanë njoftuar hartimin e një reforme të Pensioneve me qëllim ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për çdo qytetar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër