Shtyhet përsëri hapja e “basteve online”

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 nëntor Zhurnal.mk – Hapja e basteve online shtyhet sërish, pasi qeveria po rishikon ligjin për të forcuar mbikëqyrjen dhe për të shmangur problemet sociale. Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha në Komisionin e Ekonomisë se, megjithëse kuadri ligjor dhe VKM-të përkatëse janë përfunduar, bastet online do të hapen vetëm pas këtij rishikimi.

“Prej 7 vitesh në buxhet të shtetit nga bastet nuk ka fituar, nuk i keni të ligjëruara, dhe sot është plotësisht informal dhe të gjithë këtë faturë po ja faturoni biznesit të ndershëm”, tha Cara.

“Ne kemi mbaruar të gjithë kuadrin ligjor sa i përket basteve online, VKM-të respektive. Qeveria po e rishikon edhe një herë ligjin për të pasur një mbikëqyrje të kujdesshme për të mos pasur probleme sociale. Pasi të mbarojë rishikimi i ligjit aktual do të fillojë operimi i lojërave të fatit”, tha Malaj.

Kuadri ligjor për bastet sportive online u plotësua me të gjitha aktet nënligjore 28 muaj pas miratimit të ligjit, në shkurt 2024, por ende nuk është hapur konkurrimi për licencat. Ligji parashikon dhënien e 10 licencave dhe lejon pjesëmarrjen vetëm online, përmes identifikimit me kartë identiteti. Pikat fizike të basteve u mbyllën më 1 janar 2019.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër