Shuhet zjarri në deponinë e qytetit në Kriva Pallankë

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Kriva Pallankë,10 gusht, – Zhurnal.mk – Është shuar zjarri që shpërtheu të shtunën në deponinë e qytetit në Kriva Pallankë.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Kriva Pallankë, Ile Kocevski.

Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në hapësirën e deponisë.

Për momentin, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar plotësisht, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar shkaku i shpërthimit të tij.

artikuj të ndërlidhura