Shumë pak vende në çerdhet e Kumanovës

Nga Xh M
854 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 12 korrik Zhurnal.mk – Si çdo vit edhe sivjet, interesimi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet në Kumanovë është tejet i madh, kurse mundësitë për ti pranuar të gjithë është tejet i vogël. Me qindra fëmijë presin për të zënë vend në njërën nga çerdhet e Kumanovës por kapaciteti hapësinor nuk mundëson pranimin e të gjithë të interesuarve.

Sipas vlerësimeve për pranimin e të gjithë të interesuarve nevojiten madje edhe 3 objekte. Ndërkaq objektet ekzistuese të çerdhes posedojnë në kapacitet për vendosjen e 1.150 fëmijëve. As hyrja e një pjese të fëmijëve në shkollë të parë nuk zbut çështjen e akomodimit të të gjithë fëmijëve.

“Pritet që 372 fëmijë në shtator të regjistrohen nëpër shkolla, por kjo nuk do të thotë se ne do të kemi po aq vende të lira, sepse tashmë jemi duke punuar mbi kapacitetin e projektuar. Këshilli komunal e jep këtë pëlqim për pranimin e fëmijëve mbi kapacitetin e projektuar, sepse me të vërtetë kurë nuk e plotësojmë këtë kapacitet. Nuk kemi mundësi të tjera përpos adaptimit të hapësirave për zbutjen e këtij problemi. Shpresojmë se do ti rekonstruojmë të gjitha objektet, kurse ndërkohë shqyrtojmë edhe lokacionet të tjera ku tashmë gjenden objektet tona, por që ka mundësi për zgjerimin dhe adaptimin e të njëjtave.”, theksoi mes tjerash, Ivana Nikoliq, drejtoresh e “Angell Shajçe” – Kumanovë.

Autoritetet komunale disa herë kanë paralajmëruar ndërtimin e ndonjë objekti të ri mirëpo mundësitë për realizimin e këtyre projekteve janë minimale pasiqë komuna nuk posedon mjete të mjaftueshme financiare. Në këtë rast pritet ndihma nga shteti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër