Shumica e organizatave sindikale në SPOGJ e pranojnë marrëveshjen me Qeverinë për rritjen e pagave

nga D. V.

Shkup, 6 shkurt – Për 95 për qind të organizatave sindikale që kanë deklaruar në SPOGJ, është pranuar marrëveshja me Qeverinë për rritjen e pagave për 40 për qind, informojnë nga SPOGJ.

Në pajtim me propozimin  e pranuar, siç theksojnë, organizatat sindikale pranë Sindikatës së SPOGJ gjatë ditës së sotme shprehen se janë për rrije të pagave të tyre për 40 për qind.

“Pas deklaratave të të gjitha organizatave sindikale, Sindikata e SPOGJ javën e ardhshme do të mbajë një takim pune me përfaqësuesit e Qeverisë, në të cilin do të dakordësohet për fushëveprimin dhe kushtet e marrëveshjes kolektive” thuhet në kumtesën e SPOGJ.

Владата ги прифати барањата на УПОЗ, изјави претседателот на синдикатот Трпе Деановски по денешната средба во Владата, додавајќи дека прифаќањето важи за додатоците на плата за работниците во

Dje, kryetari i SPOGJ, Trpe Deanoski, pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski, tha se Qeveria e ka pranuar kërkesën e SPOGJ, por jo të plotë, dhe se është e rëndësishme që është rënë dakord për të paguar shtesa në paga për punonjësit në administratën shtetërore dhe gjyqësorin. 

“Siç e njoftuam vitin e kaluar, ato do të jenë për disa vite, në 3 këste, 8 përqind secila, për fat të keq, jo 10. Do ta përsëris, për fat të keq, nuk i morëm vitin e kaluar, megjithatë, Qeveria ka pranuar t’i paguajë që tani e tutje, duke filluar nga marsi, përmes një metode në të cilën të gjitha institucionet nga administrata shtetërore dhe gjyqësori, domethënë gjykatat, prokuroritë… do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje kolektive individuale për të marrë këtë të drejtë”, tha Deanoski.

Ai shpjegoi se që kjo të realizohet, teksti i këtyre marrëveshjeve kolektive duhet të përgatitet së bashku me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Sindikatës. Më pas, marrëveshjet duhet të hidhen në votim para organeve dhe trupave të Sindikatës.

Ai theksoi se nëse anëtarët i pranojnë marrëveshjet, do të mundet menjëherë të vazhdohet me nënshkrimin e tyre.

SPOGJ dje përmes kumtesës informon se rritja e pagave për të gjtihë të punësuarit në administratë dhe gjyqësor është më e madhe nga rritja tashmë e siguruar me Marrëvehsjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik si e drejtë më e favorshme për punonjësit.

“Përveç kësaj, në llogaritjen e pagave të punonjësve, paga minimale mbetet një komponent i pagës, lufta për rritjen e pagës minimale për të gjithë punëtorët vazhdon derisa ajo të rritet, dhe me të edhe rritja e pagave të të gjithë punëtorëve që kanë pagën minimale në llogaritjen e pagës së tyre. Pagat në njësitë e vetëqeverisjes lokale mund të rriten përmes lidhjes së marrëveshjeve kolektive individuale”, thuhet në kumtesën e djeshme nga SPOGJ.

Премиерот Христијан Мицкоски денешната средба со УПОЗ ја оцени како конструктивна, потенцирајќи дека ги презентирале пред претставниците на синдикатот условите и правилата за зголемување на п

Takimi vijoi pasi kryeministri dha ofertë për rritjen e pagave për të cilën SPOGJ konfirmoi se është e pranueshme dhe se plotësisht do të bisedohet në kuadër të organizatave sindikale.

Mickoski e vlerësoi takimin me SPOGJ-në si konstruktiv, duke theksuar se përfaqësuesve të Sindikatës u kanë prezantuar kushtet dhe rregullat për rritjen e pagave të administratorëve për 40 përqind, duke shtuar se tani pret një përgjigje prej tyre nëse e pranojnë propozimin nga Qeveria.

“Kemi dy sindikata përfaqësuese, të cilat janë pjesë e Këshillit Ekonomik dhe Social, dhe ato përfaqësojnë të drejtat e punëtorëve. Sot patëm një takim me SPOGJ-në ose në terma popullorë – është sindikata e administratorëve, e cila është degë e LSM-së, një nga sindikatat përfaqësuese, dhe një javë ose 10 ditë më parë patëm një takim me grupin e dytë përfaqësues sindikal nga KSL, i cili gjithashtu përfaqëson të drejtat e punëtorëve, pra të administratorëve. Kemi dy sindikata përfaqësuese atje” tha Mickoski në intervistën e djeshme në lajmet e RTM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More