Vizitë rekorde e Kuvendit në vitin 2025, nga sot fillojnë “Ditët e Hapura”

Nga B.M
562 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shkurt – Gjatë vitit 2025, Kuvendi u vizitua nga 11,328 vizitorë, që është numri më i madh i vizitorëve që nga futja e mundësisë së vizitave të organizuara në vitin 2014. Numri i vizitave të organizuara ishte 239, ku shumica e tyre u zhvilluan në maj.

Siç informon shërbimi për shtyp i Kuvendit, vizitat e organizuara u realizuan me nxënës, studentë, organizata qytetare, delegacione të huaja, si dhe grupe qytetarësh të organizuara në mënyrë të pavarur.

Kuvendi i vazhdon vizitat e organizuara edhe në vitin 2026, ndërsa prej sot, njofton, fillojnë “Ditët e hapura”, të cilat do të mbahen çdo të premten, me qëllim që qytetarët të kenë mundësi për vizitë dhe njohje me punën e Shtëpisë Ligjvënëse.

“Kuvendi hapi dyert e tij për vizita të organizuara dhe ture edukative edhe në vitin 2025 dhe vazhdoi t’u mundësojë qytetarëve të njihen nga afër me ambientet dhe punën e Dhomës Ligjvënëse. Turet e organizuara janë të dedikuara për nxënësit, studentët, organizatat qytetare dhe grupet e tjera të interesuara dhe përfshijnë vizita njëorëshe me guidë në ambientet e Kuvendit, njohja me historikun e tij, kompetencat, funksionimin dhe rëndësinë e vetë institucionit”, citohet në kumtesë.

Vizitat shënuan nota të larta në pyetësorët e vlerësimit – vizitorët vlerësuan pozitivisht programin dhe informacionet e ndara, qëndrimin e guidës dhe vizitën në tërësi.

Salla më mbresëlënëse midis vizitorëve është Salla e Ohrit, e dekoruar me gdhendje me motive popullore, e cila përdoret nga Kryetari i Kuvendit për takime me koordinatorët e grupeve parlamentare, aktivitete protokollare, nënshkrimin e deklaratave dhe ngjarje të tjera.

“Vizitat e organizuara përfshijnë edhe vizita në Sallën Plenare, Sallën “Boris Trajkovski”, Sallën “Drugdhendje” (si pjesë e Kabinetit të Kryetarit), Sallën e Kristaltë, Sallën e Komisionit Kushtetues dhe salla të tjera të ndërtesës së Kuvendit. Kuvendi dhe Instituti Parlamentar i ftojnë të gjithë qytetarët, shkollat, fakultetet dhe organizatat e interesuara të shfrytëzojnë mundësinë për të vizituar dhe përjetuar Kuvendin nga brenda”, citon shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Informacionet mbi paraqitjen dhe organizimin e vizitave janë të disponueshme në faqen e internetit të Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër