Dua Lipa tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në dasmën madhështore me Callum Turner në Itali, por pas pamjes së saj të shkëlqyer qëndron një përkushtim i vazhdueshëm ndaj aktivitetit fizik dhe ushqimit të shëndetshëm.
Këngëtarja 30-vjeçare njihet për stilin aktiv të jetesës dhe, sipas mediave të huaja, nuk i ndërpreu stërvitjet as gjatë ditëve të dasmës.
Ajo u pa duke shkuar në palestër së bashku me partnerin e saj vetëm pak para nisjes së festimeve, shkruan DailyMail.

Rutina e saj përfshin ushtrime intensive që ndihmojnë në djegien e kalorive, stërvitje për forcimin e muskujve, vrap dhe Pilates.
Dua ka treguar se i pëlqejnë seancat e shkurtra, por energjike, të cilat e ndihmojnë të qëndrojë në formë edhe gjatë periudhave të ngarkuara me koncerte dhe udhëtime.

Edhe ushqimi zë një vend të rëndësishëm në përditshmërinë e saj. Ajo konsumon kryesisht ushqime të pasura me proteina, si vezë, mish pule, peshk, fruta dhe perime të freskëta, ndërsa përpiqet të shmangë bukën dhe ushqimet e rënda.
Përveç stërvitjes dhe dietës, Dua i kushton rëndësi edhe pushimit, gjumit të mjaftueshëm dhe ushtrimeve relaksuese si joga.
Sipas saj, kujdesi për trupin dhe mendjen është çelësi për të pasur energji, për të përballuar ritmin e punës dhe për t’u ndier mirë çdo ditë.


