Shkup, 16 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka konfirmuar se janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë–Ohër autostrada.
Pas debatit të gjerë publik për ndërprerjen e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor, ministri theksoi se është marrë vendim që punimet të vazhdojnë, duke përmendur disa arsye që e bëjnë të domosdoshëm përfundimin e autostradës.
Sipas tij, janë siguruar 175 milionë euro mjete shtesë për vazhdimin e punimeve, ndërsa projekti pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.
“Ne ishim para një zgjidhje nëse duhet të ndërpritet projekti sepse nuk ka logjikë të ketë një realizues nga ana e tyre nëse ata nuk e sigurojnë financimin por këtë rast shumë gjate po pritet për autostradën duhej që sërish të presim tender të ri kompani realizuese ndërsa qëllimi ynë është që deri në fund të vitit ta përfundojmë dhe vendosëm të vazhdojmë. Sa i takon financimit ne nuk rrimë pa pasur një plan B, ne e kishim planin B dhe mjetet janë siguruar nga bankat vendase”, tha Aleksandar Nikollovski – ministër i Transportit.
Nikolloski foli edhe për autostradën Prilep-Manastir e cila duhet të përfundojë në vitin 2029.
“Atë që e morra si premtim se punimet e autostradës Prilep-Manastir punët shkojnë shkëlqyeshëm atë që e morra si premtim nga kompania realizuese është se pranverën e ardhshme do të hapen kilometrat e para nga Prilepi në Manastir ndërsa para afatit edhe të përfundojë tërësisht afati është viti 2029, ndërsa më premtuan se në pranvere te 2029 do të përfundohet tërësisht”, u shpreh Aleksandar Bikollovski – ministër i Transportit.
