Siljanovska-Davkova kundër shtetësisë së dyfishtë për deputetët, ministrat e kryetari(e)n

Nga D. V.
664 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 Prill, Zhurnal.mk – Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot doli kundër shtetësisë së dyfishtë për anëtarët e kuvendit e të qeverisë, e poashtu edhe për personin që e mbanë postin e kryetarit të vendit.
Ajo u tha mediave vendore sot se ky ndalim duhet që të rregullohet me ligj, duke iu bashkëngjitur kështu qëndrimeve të LSDM-së, e cila me propozimet e saja ndaj atyre të VMRO-DPMNE, tha se ndalim duhet që të vlejë për deputetët, qeveritarët, përderisa partia e Hristijan Mickoskit, ka propozuar që ky ndalim të bëhet vetëm për deputetët, dhe ata të kuvendit të ardhshem e jo të tashëm.

“Ekziston mundësia për të kufizuar shtetësinë e dyfishtë me ligj, dhe besoj se kjo duhet që të vlejë si për kryetari(en) ashtu edhe për ministrat”, tha Siljanovska-Davkova, raporton DW.
Sipas kryetares së vendit, me gjendjen aktuale të ligjit, nëse një zyrtar(e) i tashëm ka shtetësi të dyfishtë, i njëjti duhet që të tërhiqet nga detyra.

Më herët gjatë ditës, LSDM tha se VMRO-DPMNE tash e ka tërhequr propozimin e saj për ndalim shtetësie vetëm për deputetët e kuvendit të ardhshëm për konsultime më të detajuara me ekspertët ligjor e kushtetutes, ndërkohë që nuk ka një njoftim publik nga vet partia më e madhe në pushtet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër