Shkup, 10 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, qeveritë e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë qëndrim të prerë për pranim të vendeve të reja në bllokun evropian.
Ai në këtë kontekst e sheh edhe ngërçin tashmë katër vjeçar midis Bullgarisë e BE-së me Maqedoninë e Veriut, përkatësisht para-kushtin e futjes së bashkësisë bullgare në Kushtetutë, e për çka VMRO-DPMNE dhe Kryeministri Hristijan Mickoski kërkojnë nga bullgaria respektimin e të drejave të bashkësisë maqedonase në Bullgari e nga BE garanci se Sofja nuk do të ketë kërkesa shtesë ndaj identitetit dhe gjuhës maqedonase.
“”Është e qartë se Sofja nuk është problemi i vetëm, por se është një justifikim i mirë për të mos e zgjidhur problemin. Ne po presim që disa kryeqytete të mëdha të vendosin nëse duan zgjerimin e BE-së apo jo. Nëse ka vullnet politik, çështja me Bullgarinë mund të zgjidhet brenda një pasditeje”, tha Nikoloski për Kanal 5 TV.
Nikoloski shkon edhe më larg dhe thotë në këtë kontekst as Shqipëria nuk do të bëhet së shpejti anëtare e BE-së, për shkak të siç thotë ai pasigurisë brenda vetë Bashkimit Evropian për çështjen e zgjerimit me anëtarë të rinjë.
