Sistemi “Qyteti i Sigurt” nga sot në funksion në Debërcë, së shpejti edhe në Ohër

Nga Xh M
858 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 30 korrik Zhurnal.mk – Nga sot janë vënë në funksion kamerat e sistemit “Qyteti i Sigurt” në një pjesë të komunës së Debërcës, ndërsa së shpejti do të fillojnë të funksionojnë edhe në Ohër.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se, pas përfundimit të testimeve finale, janë vënë në funksion kamerat e sigurisë të sistemit për mbikëqyrjen e trafikut “Qyteti i Sigurt” në segmentin e autostradës ndërmjet fshatrave Gorenicë dhe Trebenishtë, në komunën e Debërcës.

Së shpejti, kamerat e sistemit “Qyteti i Sigurt” do të jenë funksionale edhe në rrugët e Ohrit dhe rajonit përreth, ku pajisjet tashmë janë instaluar dhe po përfundon kontrolli teknik dhe testimi i tyre.

Sistemi “Qyteti i Sigurt” do të mundësojë kontroll më të rreptë dhe të vazhdueshëm të trafikut, zbulimin e shkeljeve të rregullave të komunikacionit, rritjen e disiplinës në trafik dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në rrugë. Gjithashtu, pritet që zbatimi i këtij sistemi të kontribuojë në uljen e numrit të aksidenteve rrugore.

MPB i bëri thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta në të gjithë vendin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër