“Situata emergjente me materie të rrezikshme”, FSK kryen trajnimin për dekontaminimin e viktimave në masë

Nga D. V.
980 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 qershor, Zhurnal.mk – Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se Kompania e Materieve të Rrezikshme e Gardës Kombëtare të FSK-së, ka përfunduar me sukses trajnimin për Dekontaminimin e viktimave në masë.

Në njoftim bëhet e ditur se trajnimi është mbajtur me qëllim aftësimin e pjesëtarëve të KMRR-së për ngritjen, sistemimin, funksionalizimin dhe operimin me sistemin e dekontaminimit të viktimave në masë gjatë situatave emergjente me materie të rrezikshme.

“Me këtë sistem të sofistikuar, kjo njësi është e gatshme të ofroj ndihmë të gjithë qytetarëve në çdo incident masiv me numër të madh të viktimave. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e gatshme që të ndihmojë dhe mbështesë të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër