S’ka kuorum, dështon mbledhja e KGJK-së

Nga D. V.
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), raporton Ekonomia Online.

Në rend të ditës ishte paraparë shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, si dhe njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

Mbledhja nuk u mbajt për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.

Kryesusi i KGJK-së Rrustem Thaqi, tha se disa prej anëtarëve kanë informuar për arsyet e mungesës së tyre e disa jo.

Ai pati kritika për mungesën e tyre.

“Më kanë informuar se 4 prej tyre nuk do të marrin pjesë në takim… As një nga anëtarët nuk kanë paraqitur kërkes për pushim. Nuk mund të lejohet sjella e tillë. Si pasoj e mungesës se kourumit ky takim nuk mund të mbahet”, tha ai.

Kjo pikë kishte shkaktuar përplasje edhe në mbledhjen e fundit të KGJK-së, e cila ishte ndërprerë pas debatit mes anëtarëve lidhur me shqyrtimin e kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb në veri të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër