S’kanë ku t’i shesin, fermerët e Lushnjes groposin tonelata me lakër – Shteti na ka braktisur

Nga Xh M
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mungesa e tregut si brenda ashtu edhe jashtë vendit ka detyruar fermerët e Lushnjes që të groposin tonelata me lakër. Fermerët shprehen se po falimentojnë pasi qeveria dhe institucionet nuk kujtohen për prodhimin e tyre. Gati pesë fshatra janë të prekura nga fenomeni i groposjes së prodhimit.

Tonelata të tëra me lakër po groposen nga fermerët në Lushnjë, pasi nuk ka treg shitjeje. Qindra hektarë të mbjella me këtë kulturë, prej vitesh me destinacion kryesor tregun e jashtëm, këtë vit nuk po gjejnë blerës, pasi pikat e grumbullimit nuk kanë tërhequr as 5% të prodhimit.

Ky fenomen i këtij viti ka prekur në masë të gjerë fshatrat Sulzotaj, Mizë, Zharrnec, Kryekuq dhe Kamenicë, ku ndodhen edhe sipërfaqet më të mëdha të mbjella. Fermerët thonë se kanë nisur të groposin prodhimin dhe deklarojnë se janë në prag falimentimi, teksa shteti nuk kujtohet për ta.

Fenomeni i këtij viti me kulturën e lakrës ka prekur të gjithë fermerët që e kultivojnë atë edhe në Bashkinë Lushnjë.

Sipas të dhënave jozyrtare, sipërfaqja e mbjellë me lakër në bashkitë Divjakë dhe Lushnjë i kalon 500 hektarë. Sipas fermerëve, kostoja e kultivimit të një hektari lakër shkon nga 5 deri në 6 milionë lekë të vjetra.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër