Skema Kombëtare, Salla: Mbi 5 mijë fermerë kanë aplikuar, numri vijon të rritet

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 maj, Zhurnal.mk – Fermerët në të gjithë vendin mund të aplikojnë nga sot në Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha sot në një konferencë për shtyp se “me anë të këtij programi I kemi dhënë akses të plotë fermerëve të aplikojnë të gjithë dhe të bëhen pjesë e skemës për të përfituar nga të 12 masat që kemi vënë në dispozicion”.

“Mbi 5 mijë fermerët e parë janë online duke aplikuar dhe vazhdon rritet numri për t’u bërë pjesë e Skemës Kombëtare”, tha Salla.

Fondi total i Skemës Kombëtare arrin në 5,2 miliardë lekë, ndërsa synimi kryesor është përfshirja e një numri më të madh të fermave të vogla përmes uljes së pragjeve minimale të përfitimit dhe rritjes së mbështetjes financiare.

artikuj të ndërlidhura