Skenë tensioni në Eurovision – të rinjtë largohen me forcë nga sigurimi pas mesazheve pro-Palestinës

Nga D. V.
191 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga salla Wiener Stadthalle në Vjenë, ku shihet se sigurimi i Eurovisionit largon disa persona nga publiku për shkak të thirrjeve dhe mesazheve pro-palestineze gjatë mbrëmjes.

Sipas videove, në fillim të performancës së përfaqësuesit izraelit Noam Bettan janë dëgjuar thirrje si: “Jo gjenocidit, liri Palestinës”, ndërsa disa të pranishëm pretendojnë se ai është pritur dhe përcjellë edhe me fishkëllima.

Më pas, në një tjetër video shihet momenti kur sigurimi i afrohet një të riu që po bërtiste “Liri për Palestinën”, duke tentuar ta heshtë.

 Foto: X

Kur ai vazhdoi, një pjesëtar i sigurimit e rrëzon në tokë.

Në pamje vërehen edhe disa roje të tjerë, ndërsa në shpinën e të riut shihet një mbishkrim me mesazhin e njëjtë.

Në sfond dëgjohen edhe thirrje të tjera në mbështetje të Palestinës, ndërsa pjesa tjetër e publikut duket se e ndjek situatën pa reaguar.

Janë publikuar edhe video të tjera ku sigurimi largon edhe dy persona të tjerë, të cilët sipas përdoruesve në rrjete sociale po brohorisnin “Stop gjenocidit” dhe “Liri Palestinës”.

 Foto: X

Ngjarja ka nxitur diskutime të shumta online, një pjesë e publikut thotë se bëhet fjalë për shkelje të rregullave të konkursit që ndalon mesazhet politike, teksa të tjerë e shohin si shprehje të qëndrimit politik dhe mbështetje për civilët në Gaza.

Kujtojmë se në Vjenë, para nisjes së gjysmëfinales së parë, u mbajtën edhe protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision, ku mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta me mesazhe mbështetëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër