Snopçe: Nuk ka logjikë të votojmë Ligje që kemi kundërshtuar nga përbërjet e kaluara

Nga D V
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Propozimligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i miratuar në Qeveri dhe i vendosur sot para deputetëve vazhdon të përplasë partitë e bllokut shqiptar. Edhe sot, kur kryeparlamentari të njëjtin ligj e lexoi para deputetëve në seancë plenare, ishte opozita ajo që kërkoi që pika në fjalë të hiqet nga rendi i ditës sepse është ligj i paplotë dhe nuk ofron zgjidhje reale të problemit.

Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët deklaroi se kur Artan Grubi ishte në pushtet ne e kundërshtuam fuqishëm ligjin, e bllokuam nuk e përkrahëm. Tani kur Artan Grubi është në paraburgim shtëpiak, kur nuk merret aspak me politikë ndoshta e kalojmë të njëjtin Ligj.

“Gati se nuk ka asnjë dallim ky propozim ligj, me propozim ligjin që u dha në mandatin e kaluar dhe ne e emërtuam si ligji i Artan Grubit. Të cilin e kundërshtuam shumë keq, shumë ashpër dhe pikërisht, kjo shumicë parlamentare e kundërshtoi, po edhe unë e kam kundërshtuar. Nuk ka logjik tani të njëjtin ligj të Artan Grubit, ta kalojmë në këtë përbërje parlamentare. Kjo thjeshtë është një oskimoron dhe nuk shkon. Pra, kur Artan Grubi ishte në pushtet ne e kundërshtuam fuqishëm ligjin, e bllokuam nuk e përkrahëm. Tani kur Artan Grubi është në paraburgim shtëpiak, kur nuk merret aspak me politikë ndoshta e kalojmë të njëjti”, tha Halil Snopçe, në seancën e sotshme në Kuvend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër