Sorensen: Marrëveshja e Ohrit vlen edhe pa nënshkrime, ajo ka nisur të zbatohet në disa pjesë

Nga Xh M
2,059 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 qershor Zhurnal.mk – I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit është një zotim ndërkombëtar, edhe pse ajo nuk është nënshkruar nga palët.

Këto komente, Sorensen i ka bërë gjatë një diskutimi në Forumin e Dubrovnikut të shtunën, ku sipas tij, kjo marrëveshje ka nisur të zbatohet në disa pjesë.

“Tani, fakti që ajo mund të mos jetë saktësisht ashtu siç e kanë paraqitur disa politikanë, dëshmohet edhe nga fakti se zbatimi ka nisur në disa pjesë, veçanërisht sa i përket çështjes së personave të zhdukur. Por, ka edhe çështje të tjera që kanë mbetur të pazbatuara”, ka deklaruar ai.

Ndërmjetësuesi evropian ka përmendur edhe jurisprudencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila sipas tij, është shumë e qartë për vlefshmërinë e marrëveshjes së Ohrit.

“Nuk ju nevojitet një nënshkrim që një marrëveshje ndërkombëtare, e arritur mes palëve, të jetë e vlefshme. E vetmja situatë ku kjo mund të ngrejë pikëpyetje është nëse në dhomë janë vetëm dy palë. Por dialogu kishte tre palë në dhomë. Ne ishim aty kur marrëveshja u arrit. Ne e mirëpritëm atë në momentin kur u arrit. Dhe ajo që ka ndodhur më pas – ju thatë se ia bëtë këtë pyetje Miroslavit (Lajçak) – është se ne, në përfundimet e përsëritura të Këshillit, i jemi referuar vazhdimisht kësaj marrëveshjeje. Natyrisht, kur mora detyrën, kjo ishte gjëja e parë që verifikova: cili është statusi i marrëveshjes që ishte arritur”, ka deklaruar Sorensen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër