Sot dita e 8-të e protestës, kërkohet liria e çlirimtarëve

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Sot do të mbahet sërish protestë në Prishtinë, për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Rëndom si netët paraprake, protesta do të fillojë në orën 21:00.

Derisa netët e protestës po shoqërohen me masë gjithnjë e më të madhe, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dje bëri thirrje që ajo të zgjerohet në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

“Pas takimit me kryetarët e degëve, OVL UÇK ka marrë vendim që të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.

Protestat do të mbahen në ora 17:00, ditën e Premte, data: 25.09.2026 ,në të gjitha qytetet, përveç degës së Prishtinës, e cila do t’i bashkëngjitet orarit të organizimit të protestës, në ora 21:00” deklaroi OVL UÇK.

Kujtojmë se një javë më parë, Gjykata Speciale i shpalli fajtorë ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, njëjtë sikurse Jakup Krasniqi, teksa Kadri Veseli mroi 18 vjet burg, e Rexhep Selimi 13 vjet sosh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër