Sot mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë

Nga Xh M
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 gusht Zhurnal.mk – Sot, më 2 gusht, territori i Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e valës së nxehtë dhe të thatë ajrore që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika.

Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të lehta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme.

Temperaturat maksimale gjatë ditës do të lëvizin nga 30 deri në 37 gradë Celsius.

Edhe në Shkup dhe rrethinë pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 36 gradë Celsius.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër