Sot reshje shiu me intensitet të ulët, temperaturat mbeten të larta

Nga D. V.
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat prej orëve të mesditës deri ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit dhe shtrëngata të izoluara shoqëruar me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 5 m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 21/34 Diell re
Kukës 18/31 Diell re shi
Lezhë 22/34 Diell re
Dibër 16/30 Diell re shi
Durrës 21/33 Diell re
Tiranë 23/35 Diell re
Elbasan 22/35 Diell re shi
Berat 21/34 Diell re shi
Vlorë 21/30 Diell re
Korçë 16/27 Diell re shi
Gjirokastër 18/35 Diell re shi
Sarandë 21/32 Diell re

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër