SPAK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar transnacional

Nga D V
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 shtator, Zhurnal.mk – Divizioni Penal i Departamentit Amerikan të Drejtësisë (DOJ) dhe OPDAT e përfshinë SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar transnacional.

Në Buenos Aires të Argjentinës, drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho mori pjesë në IDEC40, forumi kryesor global, i organizuar nga DEA, për integrimin operacional, koordinimin dhe shmangien e mbivendosjeve në veprimtarinë kundër organizatave kriminale transnacionale, përfshirë edhe organizatat e huaja terroriste të përcaktuara si të tilla nga Shtetet e Bashkuara.

Në vijim të IDEC40, prokurorë të SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për identifikimin, goditjen dhe luftën kundër kërcënimeve transnacionale në Evropë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.

SPAK theksoi se mbetet i angazhuar në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, kudo që ai vepron.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër