SPAK gjurmon “sistemin” e pagesave të grupit të Vlorës

Nga Xh M
925 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Grupi kriminal me bazë në Vlorë, i goditur nga Prokuroria e Posaçme, që thotë se zbardhi 2 vrasje dhe disa tentativa për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, përdorte sistemin Hawala për lëvizjen e parave të krijuara nga aktiviteti kriminal.

SPAK është duke gjurmuar këtë sistem, në bazë të të dhënave që dolën nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky Ecc.

Ky mekanizëm financiar, i konsideruar i sofistikuar nga hetuesit, është përdorur për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine.

Përmes tij, grupi bënte pagesa të shpejta për veprimtarinë kriminale, ku shuma e kërkuar paguhej në njërin shtet dhe tërhiqej në Shqipëri, ose anasjelltas.

Nga ana tjetër, SPAK është duke hetuar pasuritë e 8 personave të cilët ka marrë nën hetim dhe ka lëshuar masë sigurimi “Arrest në burg”, tre prej të cilave janë ekzekutuar.

Nga këto hetime, Prokuroria e Posaçme thotë se ka zbardhur vrasjen e Gentian Qarrit dhe Bledar Bircajt, ndodhur në Vlorë në 2021, dhe përfshirjen e tyre në 4 tentativa trafiku të mbi 1 ton kokainë dhe afro 700 kg kanabis.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër