Spalletti telefonon yllin e Cityt, e do me çdo kusht te Juventusi

Nga D. V.
514 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bernardo Silva do të largohet në fund të sezonit nga Manchester City dhe shumë klube janë vënë pas portugezit.

Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, ka kontaktuar personalisht mesfushorin portugez Bernardo Silva, në përpjekje për ta bindur që t’i bashkohet klubit torinez në fund të sezonit.

I njëjti burim bën të ditur se agjenti i lojtarit ka qenë në negociata me drejtuesit e Juventusit prej disa javësh, duke përfituar nga fakti se kontrata e Silvës me Manchester City skadon në qershor.

Telefonata direkte nga Spalletti shihet si një hap i rëndësishëm nga ana e klubit italian për të siguruar shërbimet e një prej mesfushorëve më cilësorë në Evropë. Përveç Juventusit, interes për Silvën kanë shfaqur edhe Benfica dhe Barcelona.

Raportimet shtojnë se Juventusi i ka ofruar 30-vjeçarit një kontratë trevjeçare me vlerë rreth shtatë milionë euro në sezon, duke e bërë atë një nga objektivat kryesorë për merkaton e verës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër