Specialja ngre aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë Kosovë

Nga D. V.
483 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 qershor, Zhurnal.mk – Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Të pandehurit P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D. akuzohen se, si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, më 6 maj 1999, kanë kryer krime lufte në Fushë Kosovë.

Sipas aktakuzës, ata kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët nga stacioni i trenit janë dërguar në vendin e quajtur “Megja”, ku janë ekzekutuar me armë zjarri.

“PSRK, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër