Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, do vijoj të jem pjesë e PS

Nga D. V.
1,130 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 qershor, Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali tha në një deklaratë për mediat teksa hynte në Kuvend se puna për draftin për Shqipërinë e re po vijon.

Spiropali theksoi se mbetet pjesë e Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se fokusi kryesor është puna për të ardhmen e vendit.

“Jemi duke punuar. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në Partinë Socialiste, kam qenë dhe do të jem. Në PS duhet të jenë të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë; e kanë bërë këtë historikisht dhe po e bëjnë edhe sot”, deklaroi Spiropali.

E pyetur nga Euroneës Albania nëse në hartimin e këtij drafti po bashkëpunon edhe me figura të tjera të Partisë Socialiste, si Ditmir Bushati, Spiropali nuk dha një përgjigje./euronews/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër