Stiven Ivanovski, i zhdukur në zjarrin tragjik në Crans-Montana, është gjetur i vdekur

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Crans-Montana, 3 janar – Stiven Ivanovski, maqedonasi që ishte raportuar i zhdukur gjatë zjarrit tragjik në Crans-Montana, është gjetur i vdekur, njofton në mënyrë jozyrtare “Focus”.

Familja dhe miqtë menjëherë kanë bërë një apel urgjent për ndihmë nga publiku, pasi ai u zhduk gjatë zjarrit që shpërtheu në barin “Le Constellation” në të njohurin qendër turistike dimërore Crans-Montana, Zvicër.

Në Ditën e Vitit të Ri, Zvicra u zgjua me lajmin katastrofik për zjarrin në barin e Crans-Montana, ku humbën jetën disa dhjetëra persona, ndërsa mbi njëqind u lënduan, shumë prej tyre rëndë.

“Ndërsa ndjejmë dhimbje për jetët e humbura dhe nderojmë përpjekjet e ekipeve të parë të reagimit, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve”, shkruhej në profilin e Ambasadës zvicerane në Maqedoni.

Është vendosur një linjë ndihme për të afërmit: 0848 112 117.

artikuj të ndërlidhura