Studenti thotë se dikush po keqpërdorë emrin e tyre me vendosjen e mbishkrimeve mbrëmë në Shkup

Nga B.M
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 Mars, Zhurnal.mk – Vendosje e dy mbishkrimeve gjatë natës në Shkup është kritikuar sot nga studenti Mevland Ademi, inicues i revoltës së studentëve për çështjen e provimit të jurisprudencës.

Në këto dy mbishkrime, fotot e të cilavë janë postuar nga Ademi në llogarinë e tij në Facebook, në të cilin shënjohej BDI-ja dhe e cila kritikohej për këtë çështje për kohën sa ishte në pushtet.

“Kur ishit në pushtet heshtët. Në opozitë politizoni jurisprudencën – Studentët”, shkruan njëri mbishkrim.

“Po ju nuk po na mbroni, po tentoni të na përdorni kauzën – Studentët”, shkruan i dyti.

Mevland Ademi, i kritikoi personat a panjohur që i vendosën këto mbishkrime duke përdorur emrin e studentëve.

“Mos nxirrni banerë në emrin tonë! Mos e politizoni çështjen! Nëse mundeni, jepni zgjidhje — nëse jo, ejani në protestë!,” porositi Ademi.

Studenët vazhdojnë që të kërkojnë që të hyjnë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, gjë që Ministri i Drejtësisë Igor Filkov nuk po ua lejon.

Studenët kanë paralajmëruar protestë me 6 prill në kryeqytet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër