Vlorë, 21 korrik Zhurnal.mk – Stuhia e paralajmëruar nga shërbimet meteorologjike ka goditur mbrëmjen e së martës Shqipërinë dhe disa vende të rajonit, duke sjellë erëra të forta, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike.
Në Vlorë, era e fuqishme detyroi qytetarët dhe pushuesit të largohen nga bregdeti, për shkak të rrezikut që paraqisnin pemët dhe objektet e paqëndrueshme. Në zonën e Lungomares, bizneset u detyruan të mblidhnin çadrat dhe tavolinat, pasi kushtet atmosferike e bënë të pamundur vijimin normal të aktivitetit.
Stuhia ka prekur edhe Kosovën, ku janë raportuar dëme materiale në disa komuna. Ndër zonat më të goditura është komuna e Suharekës, veçanërisht fshati Vraniq, ku erërat kanë dëmtuar banesa, biznese dhe sipërfaqe bujqësore.
