Sulmi amerikan ndaj një baze në Iran, një i vrarë dhe shtatë të plagosur

Nga L. M
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Të paktën një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një sulmi amerikan ndaj një baze ushtarake në provincën Isfahan të Iranit.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësguvernatori i provincës, i cili bëri të ditur bilancin paraprak të sulmit.

Më herët, mediat iraniane raportuan se një tjetër sulm amerikan goditi një stacion pompimi të ujit për bujqësinë në Mahshahr, ku një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e sulmeve apo gjendjen e të plagosurve.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër