Tiranë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Superjahti luksoz “Deep Blue”, një nga jahtet më të reja dhe më të mëdha në botë, ka mbërritur në Portin e Durrësit për t’u furnizuar me rreth 300 mijë litra karburant.
Nga ky furnizim, buxheti i shtetit pritet të përfitojë rreth 120 mijë euro nga taksa e luksit, e cila është 0.4 euro për çdo litër karburant të furnizuar për mjetet turistike detare.
“Deep Blue” është një superjaht 134 metra i gjatë, i ndërtuar në vitin 2026 nga kompania gjermane Lürssen dhe që lundron nën flamurin e Ishujve Kajman.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, jahti është në pronësi të miliarderit kinez Richard Qiangdong Liu, themeluesit dhe drejtuesit të JD.com, ndërsa vlera e tij raportohet rreth 450 milionë dollarë. /Tch/
