Tabelat paralajmëruese të Safe City vetëm në maqedonisht, anashkalohet gjuha shqipe dhe ajo angleze

nga D. V.

Shkup, 17 shkurt – Tabelat paralajmëruese të kamerave të “Safe City-it” në Shkup, vazhdojnë të jenë vetëm në maqedonisht. Përveç faktit që gjuha shqipe nuk është përfshirë fare, mungon edhe gjuha angleze për ata që nuk e flasin as maqedonishten e as shqipen.

“Kontroll i shpejtësisë është paralajmërimi i vetëm në gjuhen maqedonase për kamerat e “Safe City-it” të cilat janë disa metra larg tabelës ku është vendosur. Sipas qytetarëve, kjo tabelë u deshtë të jetë së paku 100 apo 150 metra larg kamerave të sigurisë”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

”Ata e dinë se ka shqiptar këtu dhe duhet të jenë edhe në shqip. Sa metra larg duhet të jenë? Duhet të jenë 300 metra më larg kamera që të paralajmëroje shoferin se ka kamera. Po”, tha një qytetar.

”Duhet të jenë edhe shqip edhe anglisht se ndonjë i huaj që vjen nuk e kupton maqedonishten”, tha një tjetër qytetar.

”Gjithandej në botë paralajmërimet janë 200-300 metra larg e këtu tek ne janë shumë afër”, u shpreh një qytetar.
“Sigurisht që duhet dygjuhësia e barabartë. Duhet të rregullohet se nuk është mirë kështu”, theksoi një qytetar.

Për mungesën e dygjuhësisë në tabelat paralajmëruese, Ministria e Brendshme thirret në Rregulloren për shenjat e komunikacionit, pajisjet dhe sinjalizimin e rrugëve, dhe në përputhje me nenin 24, pika 115, ku është e rregulluar se si duhet të duket shenja ku komunikacioni është nën mbikëqyrjen e kamerave. Por në nenin në fjalë nuk precizohet çështja e gjuhës, dhe as se si supozohet që qytetarët ta kuptojnë tabelën.

Për dallim nga Shkupi, në Tetovë tabelat paralajmëruese janë edhe në gjuhën shqipe.

Sipas praktikave të vendeve të BE-së, kamerat e shpejtësisë paraprihen nga më shumë se dy tabela paralajmëruese në gjuhë ndërkombëtare. Në zona urbane vendosen 150–250 metra para kamerës, ndërsa në autostrada 250–500 metra para saj. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More