Këtë pasdite numri një i demokratëve është ndalur në një takim me mbështetësit e tij të njësisë 8 dhe 10 në kryeqytet.
Sali Berisha, duke iu drejtuar demokratëve se shpresa e vetme e vendit për të shkuar në BE është PD dhe se sipas tij.
“Pra, shikoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta ndaj nesh. Shikoni se këta nuk njohin asnjë kufi. Harrojnë që 90 përqind e shqiptarëve, ëndrrën më të bukur e shohin në BE dhe nuk e kanë gabim sepse në këtë komunitet është faktuar se njerëzit bëhen më të lirë, njerëzit bëhen më të mëkëmbur, njerëzit bëjnë një jetë më të mirë.
Kjo është e vërteta, ndaj dhe e duan me gjithë zemër. Por, tani që vjen problemi që Edi Rama nuk ka ku shkon më, tani ai absolutisht është, me gjithë ultimatumin që ka marrë, se jemi të gatshëm të ndërmarrim një proces që nuk e kemi ndërmarrë kurrë, të zhbëjmë procesin e integrimit, ai gjithë ditën duke punuar për vendimin që do dalë sonte.
Ky është zhvillimi më i fundit dhe unë nuk kishte si ta injoroja këtë vendim. Pra, është një thirrje e madhe për ne, dhe një gjë duhet t’u rikujtoj, në këtë situatë, shpresa e vetme jemi ne.
Shpesh me të drejtë thonë: njerëzit nuk kanë shpresë, jo njerëzit janë pa shpresë, si t’ia bëjmë për shpresën”, tha Berisha.

